Kujtimet…ato ngjarje e ndodhi të ëmbla fëmijërie pas së cilave shpesh kapemi fort ndër thonj për të mos u fshirë kurrë nga fonti i artë i një jete të çiltër e paqësisht të lumtur. Sa herë udhëtojmë pas në kohë, për t’u prehur sado pak në ato përjetime vegjëlie. Një mulli i vjetër në hyrje të fshatit, që mezi punonte por që kurrsesi s’dorëzohej veçse herë pas here teksa rrotullohej, duke bluar misrin e grurin e fshatarëve ngjante se rënkonte nga kërcitja e rrotullës qindra vjeçare. Nuk e humbja kurrë atë proces, sa herë ndodhesha te gjyshja! Sa kohë ka kaluar!…
Mund të isha përhumbur për disa minuta me radhë, duke soditur me kërshërinë e një fëmije, (njësoj si atëherë) kokrrat e misrit teksa copëtoheshin e copëtoheshin derisa ktheheshin në formë mielli të imët, kur ndalimi i zhurmës së mullirit më përmendi e më solli në vete! ‘Mirësevini tek Mullixhiu’, instinktivisht më shkon shikimi në tabelën në fillim të restorantit.
Dhe që në nisje ende pa u ulur, ende pa shijuar asnjë pjatë, asnjë gatim a specialitet ndjeva t’i thoja këtij vendi ‘faleminderit’, po po faleminderit nga zemra. Sepse kurrë më parë, nuk më ishin ripërtërirë ato kujtime aq për së gjalli sa përballë këtij mulliri që duket se përshëndet urtësisht çdo klient që vjen e shkon në “ Restorant Mullixhiu”.
Pas procesit të bluarjes, përgatitja dhe pjekja e bukës është një kënaqësi më vete në këtë vend, teksa avulli i ngrohtë që vallëzon pas nxjerrjes së bukës nga furra, të tundon si fëmijë ta këpucësh një copë të ngrohtë.
Bledar Kola shefi i restorant Mullixhiu është një kuzhinier me eksperiencë 20-vjeçare në kuzhinat Franceze, Italiane, Japoneze dhe Nordike
Pas studimeve për Culinary Art në universitetin Thames Valley në Londer, Bledari fillon karrierën e tij në disa vende si Angli, Danimarke, Itali dhe Suedi, kur ka gatuar në restorantet me famë ndërkombëtare si: Noma, Faviken, Le Gavroche, Pied à Terre, përkrah kuzhinierëve si me fame botërore si Rene Rexhepi e Magnuss Nilsson.
Pas kthimit të tij në Shqipëri, Bledari është dedikuar eksplorimit të kuzhinës tradicionale me qëllim zhvillimin e Kuzhinës Re Shqiptare. Si rezultat i kësaj eksperience në vitin 2016 Bledar Kola vendos të hapë restorant Mullixhiu me qëllim promovimin e kuzhinës shqiptare dhe vendosjen e Shqipërisë në hartën kulinare ndërkombëtare.
Pas një suksesi dhe publikimi në mbi 60 media prestigjioze ndërkombëtare si: DW, Vogue, Der Spiegel, Le Monde, New York Times, ZDF, etj në vitin 2019 Mullixhiu së bashku me kompaninë botuese gjermane Suhrkamp publikuan librin e parë të gatimeve shqiptare Gjermani të quajtur New Albanian Cuisine
Sot Mullixhiu është i vetmi restorant shqiptar i listuar në dy guidat me famë ndërkombëtare si 50 Best Discovery dhe Identita Golose.
Nëse ende nuk e keni vizituar, e gjeni në hyrje të Parkut të