KreuKuzhine

Ha si një supermodele! 4 dieta ushqimore që fshihen pas trupave më të mirë në botë!

Së pari të sqarojmë atë që është e dukshme; ndërtimi i hollë i e i dobët është çështje fati dhe gjenetike. Përsëri edhe trupat më të mirë në botë duhet të kenë një rregjim për të ndjekur. Duke filluar me një plan ditor të aktivitetit fizik dhe një plan i shëndetshëm ushqimor në mënyrë që të jenë gjithnjë gati për seancat fotografike.

 

Gisele Bündchen: Dieta bimore 

Dieta organike ‘bimore’ e Gisele Bündchen dhe Tom Brady është publikuar që në 2016. Kjo dietë konsiston me rreth 80% perime, përmban edhe drithëra, kinoa dhe bathë gjithashtu edhe mish pa dhjam si biftekë pa yndyrë, mish rose, dhe salmon të egër.

Ata nuk konsumojnë sheqer të bardhë, miell të bardhë, kripë të jodizuar, kafeinë dhe kërpudha.

 

Carolyn Murphy: Dieta Alkaline

Një dietë Alkaline e cila limiton aciditetin e frutave është një përpjëkje për të ndryshuar pH e trupit, përmban sasi të mëdha frutash, arra, bishtajore dhe sasi të pakta të mishit, peshkut, bulmetit, vezës, drithit dhe alkolit. Ndërsa kritikuesit thonë se të gjitha këto ushqime gjatë tretjes përzihen me acidin e stomakut dhe prandaj balancimi i pH do të ishte ‘jetëshkurtër’ por theksi i dietës te perimet, frutat dhe proteinat pa yndyrë ndikojnë për mirë në shëndetin e zemrës.

 

Miranda Kerr: The Blood Type Diet

Dieta D’Adamo është disenjuar për tu ushqyer sipas grupit të 4 tipeve të grupit të gjakut dhe ata që ndjekin këtë dietë duhet të konsumojnë sasi të shumta perimesh duke u drejtuar kryesisht te misri, gruri dhe bathët. Personat me grup gjaku A si Miranda Kerr e cila zbaton këtë dietë, ndikon në zvogëlimin e belit, uljen e tensionit në gjak, uljen e kolesterolit, normalizimin e insulinës në gjak e shumë benefite të tjera.

 

Bridget Malcolm: Dieta Vegane

Dieta vegane përjashton të gjitha produktet dhe nënproduktet e mishit. E përqëndruar te konsumimi i frutave, perimeve dhe drithit, kjo dietë I përfshin të gjitha nevojat ushqyese që trupi ka nevojë nëse ndiqet me përpikmëri dhe vendoset një balancë mes vakteve.

Burimi/ Vogue

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF