Zyrtarizohet grupi i prezantuesve të Festivalit të RTSH, si do të organizohen tre netët live!

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të zhvillohet në datat 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve, dhe tashmë grupi i prezantuesve të tij, u zyrtarizua. Ashtu sic ishte folur, Ardit Gjebrea do të kthehet në këtë edicion jubilar, e në krah do të ketë Jonida Maliqin e Xhemi Shehun, si dhe Isli Islamin dhe Kelvi Kadillin.

Sesi do të bëhet organizimi  i tre netëve live, kjo shpjegohet në faqen e RTSH, ku është përcjellë dhe njoftimi. Aty thuhet:

“Prisni dashuri dhe muzikë të vertetë! ❤️ 🎶 #Fest60! Këto ishin fjalët e @arditgjebrea në konferencën për shtyp të #Fest60 , mbajtur në RTSH.

Arditi rikthehet në këtë festival, pas shumë vitesh, në këtë edicion jubilar të 60-të të Festivalit të Këngës në rolin gjithashtu të dashur për të, atë të prezantimit! 🎙Krah tij në prezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja @jonidamaliqi dhe moderatorët @xhemishehu_ @isli_islami dhe @kelvikadilli

@kurtikozeta dhe @zefinahasani do të jenë pjesë të fjalës së #Fest60 duke qenë bashkë skenariste, të cilat në konferencën e sotme treguan pak nga surprizat e tri netëve.

Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20-të këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë prezent çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të @eurovision #EurovisionSongContest

Drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit @tondeda regjia nga @reditreni dhe në krye të këtij edicioni jubile, në rolin e Drejtorit të Festivalit, do të jetë, zv. drejtori i përgjithshëm në RTSH @martin_leka

Të 20-të artistët pjesëmarrës, do të prekin provat e para së bashku me @orkestrasimfonikertsh në ambientet e RTSH, duke mbërritur së afërmi në netët live më 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article