Bella Hadid tregon pse hoqi dorë nga alkooli!

Modelja Bella Hadid ka hequr dorë përfundimisht nga pijet alkoolike. 25-vjeçarja në një intervistë për InStyle tha se ka qenë shumë më e vështirë të marrë një gotë me çfarëdo pije alkoolike, pas bisedës që kishte bërë me mjekun e saj, ku ai i tregoi efektin e pijeve alkoolike në trurin e saj.

“E doja alkoolin dhe arrita në pikën ku fillova të anuloj netët që ndjeja se nuk po mund ta kontrolloj vetën. Unë nuk e ndjej nevojën të pi alkool sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm duke menduar për një gjë që thashë pesë vjet më parë kur mbarova shkollën e mesme”, shtoi Hadid.

Modelja rrëfeu për betejën trishtuese siç e cilësoi ajo, me shëndetin mendor. Jo rrallëherë ka ndodhur që personazhet më të njohura të televizionit të kenë probleme me shëndetin mendor.

Hadid ka thënë se një nga arsyet pse nuk ka punuar me një stilist personal, është për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

Kujtojmë që Bella vitin e kaluar ka folur në Instagram për shëndetin mendor, ku ka thënë se ka vuajtur për kohë të gjatë nga depresioni dhe ankthi ekstrem, duke filluar nga adoleshenca deri më sot.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article