Pas incidentit në Oscars, Will Smith jep dorëheqjen nga Akademia e Filmit!

Will Smith ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Ky vendim vjen disa ditë pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në Oscars 2022.

Në deklaratën e tij, Will Smith tha, “Unë i jam përgjigjur menjëherë seancës disiplinore të Akademisë dhe do të pranoj plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen time. Veprimet e mia në ndarjen e çmimeve të Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme.

Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris Rock, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi më të mirë. E kam tradhtuar besimin e Akademisë. Kandidatëve dhe fituesve të tjerë i privova mundësinë për të festuar dhe për t’u nderuar për punën e tyre të jashtëzakonshme.

Kështu, unë jap dorëheqjen si anëtar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe do të pranoj çdo pasojë të mëtejshme që gjykohet e përshtatshme nga Bordi i Drejtorëve”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article