Elon Musk pezullon blerjen e Twitter për këtë arsye!

Elon Musk njoftoi këtë të premte se oferta e tij, prej 44 miliardë dollarësh, për të blerë Twitter është pezulluar.

 

“Marrëveshja për Twitter është përkohësisht në pritje për shkak të detajeve në llogaritjen e profileve të rreme, që përbëjnë 5% të përdoruesve”, shkroi Musk në rrjetin social.

Lajmi fillimisht bëri që aksionet e kompanisë digjitale të binin me mbi 20% në tregjet financiare, para se të arrihej një rikuperim modest.

Dy orë pas postimit të tij të parë, Musk njoftoi përmes një postimi tjetër mesazhin se është “ende i vendosur për ta bërë blerjen”. Në raportin financiar për tremujorin e parë të vitit, i publikuar më 28 prill, Twitter vlerësonte se profilet e rreme ishin më pak se 5 për qind e përdoruesve aktivë të platformës.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article