FOTO/ Dalin pamjet e dasmës madhështore të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker!

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker i thanë “po” për herë të tretë njëri-tjetrit. Pasi u martuan ligjërisht pak ditë më parë, ata organizuan një ceremoni madhështore në një kështjellë në Portofino të Italisë.

43-vjeçarja dhe bateristi bënë betimet ndaj njëri-tjetrit në Castello Broën të ​​dielën.

Kourtney kishte veshur një fustan të shkurtër Dolce & Gabbana me një bisht të gjatë, ndërkohë që dhëndri mbante veshur një kostum të zi nga e njëjta shtëpi e modës luksoze italiane.

Në këtë moment të rëndësishëm për Kourtney, nuk mund të mungonin nëna dhe motrat e saj, Khloé dhe Kim Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article