KreuCelebrity

Birra Flea mbërrin në Shqipëri, dhe ju nuk duhet ta lini pa provuar!

Birra Artigianale Flea ka mbërritur në Shqipëri, ndaj është momenti që secili prej jush të bëjë zgjedhjen e duhur duke i bërë më të bukura ditët tuaja.

Birra Flea është ekskluzivitet i lmcomercial, e cila gjithmonë kujdeset që t’u ofrojë klientëve produkte lider, të cilat spikasin për cilësinë e padiskutueshme.

Kompania që prodhon birrën “Flea” ka një filozofi që bazohet në cilësinë e lartë, duke u përpjekur gjithmonë t’i kushtojë vëmendje lëndëve të para dhe të gjitha fazave të përpunimit. Birra Flea prodhohet nga ujërat e njohura të Gualdo Tadino (në kodrat Umbriane të famshme të Dante Aligerit!) dhe maltet më të mira – 100 % elbi italian!

Birra Flea prodhohet vetëm me malt gruri dhe elbi, pa kokrra të tjera të pamaltuara, dhe është e pafiltruar dhe e papasterizuar. Rifermentohet në shishe për të ruajtur vetitë organoleptike, pa shtimin e konservuesve dhe substancave kimike!

Bastola Imperial Red Ale, është një birrë e thatë me një shije intensive dhe një hidhësi të lehtë, për më tepër ka një amëz karamel dhe lajthi për shkak të përdorimit të malteve të veçanta. Sipërfaqja e saj është e trashë, kremoze dhe e vazhdueshme. E pafiltruar, e papasterizuar, dhe fermentim i dytë në shishe.

Kombinimet e sugjeruara të ushqimit: shija e thatë dhe pak e hidhur e Bastolës përputhet me makarona të shijshme dhe rizoto, mish të kuq gjahu. Bastola është gjithashtu një shoqëruese e përkryer për ëmbëlsirat me çokollatë.

Adelaide APA karakterizohet si një birrë me shije të freskët, dukshëm e hidhur. Ka një shije të shkëlqyer, është shumë e aromatizuar me nuanca të agrumeve dhe sanës së freskët të dhënë nga hopi amerikan: sipërfaqja e saj është e trashë, kremoze dhe pasuese. E pafiltruar, e papasterizuar, e fermentuar nga sipër dhe fermentimi i dytë në shishe.

Falë përmbajtjes së moderuar të alkoolit dhe veçorive të saj të dhëna nga përdorimi i hopsit amerikan, Adelaide kombinohet mirë me rosto?brinjë amerikane, krahë bualli, burgers ?dhe patatina?. Fryma e hidhur e kësaj birre përputhet në mënyrë të përkryer me sallatat e pasura, veçanërisht me ato të bëra nga mishi i bardhë.

Anais është birra që sjell me vete kujtimin e vendeve të largëta, të aromave dehëse të Lindjes dhe esencave ekzotike të mirrës dhe temjanit. Malt ale i pastër, i krijuar me malt 100% elbi. Anais ka një profil të rëndësishëm aromatik, nota të tymosura, shije intensive. Është i thatë, pak i hidhur dhe me amëz karamel dhe lajthie, për shkak të përdorimit të malteve të veçanta. Sipërfaqja e saj është kompakte, kremoze dhe pasuese. E pafiltruar, e papasterizuar, e fermentuar nga sipër dhe fermentimi i dytë në shishe.

Kombinimi ideal ushqimor me Anais është me djathëra të stazhionuar, intensivë dhe të athët, peshk të tymosur dhe siç e ndriçon tradita gjermane një birrë e tymosur shoqërohet mirë me kofshën e derrit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF