60 vjet pa Marilyn Monroe, vdekja e saj ende një mister!

Një nga legjendat më të mëdha të filmit humbi jetën 60 vjet më parë. Marilyn Monroe vdiq në moshën 36-vjeçare dhe, pavarësisht kohës që ka kaluar, ka ende një mister që rrethon vdekjen e saj.

Të gjitha provat tregojnë se ajo vdiq midis orës 20:00 dhe 23:00 të 4 gushtit 1962, por u zbulua në orët e para të 5 gushtit, kur asistentja e saj hyri në dhomë dhe zbuloi trupin e pajetë të Monroe.

Vdekja e saj shkaktoi një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqërinë amerikane në atë kohë dhe një bujë të madhe në mbarë botën, që u pasuan nga teori të ndryshme konspirative.

Kur asistentja e saj, Eunice Murray, gjeti trupin e saj të pajetë, gjëja e parë që bëri ishte të telefononte doktorin Ralph Greenson, i cili ishte psikiatri i aktores dhe ai që urdhëroi ambulancën.

Pas analizës mjeko-ligjore, në raport thuhej se shkaku më i mundshëm i vdekjes ishte marrja e medikamenteve, ndaj nuk përjashtohej edhe vetëvrasja.

Megjithatë, kjo është një teori me të cilën jo të gjithë janë dakord, siç e kemi lexuar nëpër libra dhe e kemi parë në filma të shumtë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article