A do të jetë vajza e Noizyt në “Alpha Show”? Përgjigjet reperi!

Noizy më 14 gusht do të vijë te publiku me koncertin e tij, “Alpha Shoë”, për të cilin prej kohësh po punon.

Së fundmi ka qenë i ftuar në “Pushime On Top”, ku ka zbuluar detaje rreth koncertit të shumëpërfolur.

Ori Nebijaj e ka pyetur reperin nëse vajza e tij, Leandra, do të vijë te koncerti apo nëse do të jetë pjesë e tij, “Nuk jam i sigurt. Me qejf e kam të vijë ta shohë. Mund të jetë me familjen time”, është shprehur Noizy, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare, ndaj mbetet për t’u parë.

Noizy u shpreh se skena e “Alpha Show” do të jetë më e madhja që është bërë ndonjëherë në Shqipëri, “Do jetë skenë aq e madhe sa universitetin nuk do të mund ta shohësh më. Skena është e lëvizshme, skena është e gjallë. Në momentin që do të dali artisti i fundit, që fatmirësisht jam unë, në këtë moment do të ndodhi diçka magjike në skenë”.

Reperi gjithashtu zbuloi se performanca e tij në skenë do të jetë rreth rreth 1 orë e gjysmë ose 1 orë e 40 minuta”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article