Gerard Pique dhe Shakira ishin një nga çiftet më të famshëm në botë, para se të ndaheshin në qershor të këtij viti pas 12 vitesh së bashku.
Sipas raportimeve në qendër të ndarjes ishte pabesia e Pique, me të dashurën e tij të re e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtaren kolumbiane.
Mediat e huaja janë përpjekur të zbulojnë identitetin e partneres së re të Pique, 23-vjeçares Clara Chia Marti. Ajof shiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në përpjekje për të mbrojtur identitetin e saj pas lajmeve të ndarjes së Pique dhe Shakirës.
Pavarësisht këtij veprimi mediat kanë arritur të sigurojnë një fotografi të saj, ku ajo shihet me flokë të gjatë, bionde dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes.
“Chisme No Like” raporton se lojtari i Barcelonës tashmë ka prezantuar të dashurën e tij të re me prindërit e tij, së bashku me dy fëmijët e tij, Sasha dhe Milan.
clara chia marti pic.twitter.com/cPUNRQG632
— Garnet_8 (@SYD_NSW_) August 11, 2022