Talenti i fshehtë i mbretëreshës, të cilin nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë!

Është e ditur se Mbretëresha Elizabeth ishte e apasionuar pas kuajve. Por ajo paska pasur dhe një talent tjetër, më pak të njohur. Monarkja duket se adhuronte notin.

Pas dyerve të mbyllura të pallatit, Mbretëresha e ndjerë ishte një notare e flaktë dhe dashuria e saj për notin filloi që në moshën 10-vjeçare.

Sipas “Swimming World Magazine”, monarkja më jetëgjate në fron filloi me notin në shpinë dhe stil bretkosë, e nuk kaloi shumë kohë para se të fitonte medaljet e saj të para.

Ajo shkëlqeu duke u vlerësuar si notarja më e mirë në kategorinë e vajzave deri në moshën 14-vjeçe. Kur u ngjit në fron, u kthye në një mbrojtëse të bindur të Shoqatës së Notit Amator dhe theksoi gjatë viteve se noti nuk është thjesht një sport konkurrues, por një aktivitet që kontribuon në mirëqenien në përgjithësi.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article