20.5 C
Tirana
E enjte, 8 Qershor, 2023
spot_imgspot_img

“Jemi zemërthyer”, Ndërron jetën në moshën 33-vjeçare DJ njohur!

DJ dhe producenti i njohur Jamie Roy ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka dhënë familja e 33-vjeçarit, duke mos dhënë detaje, “Jamie ishte një djalë, vëlla, nip e xhaxha shumë i dashur e i talentuar. I dashur nga miqtë e kolegët e tij të shumtë brenda industrisë së muzikës dhe më gjerë. Jemi zemërthyer”.

Miqtë dhe kolegët e industrisë së muzikës e përshkruan DJ si një “njeri të jashtëzakonshëm”. Ai njihej si një interpretues i rregullt në Ibiza dhe luante në vende të tilla si Pacha, Amnesia dhe Ibiza Rocks.

Vitin e kaluar ai ka performuar në mbarë botën, duke përfshirë festivalin UNUM në Shqipëri, Sonic Festival në Kroaci dhe BPM Festival në Costa Rica.

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit