Humb jetën reperi i “Gangsta’s Paradise”!

Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin ikonik Gangsta’s Paradise, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

Menaxheri i tij Jarez Posey tha për mediat amerikane se artisti u gjet pa ndjenja në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Angeles.

Arsyeja e vdekjes së tij të mërkurën ende nuk është zbuluar. Megjithatë, Posey i tha TMZ, e cila raportoi fillimisht lajmin, se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak.

Coolio filloi të bënte muzikë në vitet 1980, por ai forcoi vendin e tij në historinë e hip-hopit kur regjistroi Gangsta’s Paradise në 1995.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article