KreuBusull

Lajmet që nuk duhet t’i kishit humbur nga java që lamë pas!

Kanë kaluar vetëm 11 ditë nga muaji Dhjetor dhe duket se do të jetë muaji i stërmbushur me zhvillime të reja. Java që lamë pas na kishte rezervuat lajme që nuk i prisnim nga VIP-at shqiptarë dhe të huaj. Disa nga këto tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe u kthyen në kryefjalën e diskutimeve në rrjet. Nëse për një arsye ju i keni humbur, po u rikujtojmë se cilat ishin lajmet më pikante të javës…

Fillimi i javës data 5 dhjetor shënoi me nisjen e programit Big Brother Vip Kosova që patjetër bëri lajm. Pjesë e kastit të banorëve u bënë 14 personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova.

Lista e plotë/ Njihuni me 14 banorët VIP të “Big Brother Kosova”!
Kërshëria se cilët do të ishin personazhet VIP që do të futeshin në shtëpinë më të famshme të Kosovës ka qenë e madhe, dhe pas emrave që u aluduan në media tashmë jemi njohur zyrtarisht me ta.

“Big Brother VIP” Kosova ka filluar me 14 banorë, dhe ata janë: Getinjo, Ana Kabashi, Vivien Thano, Andi Artani, MC Beka, Edon Shileku, Shota Baraliu, Urim & Alisa, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gjon Karrica, Gresa Hoti, Juliana Nura dhe Stresi.

Një lajm i hidhur erdhi nga bota e kinematografisë botërore!

Aktorja Kirstie Alley ndërron jetë pas betejës me kancerin!
Aktorja e njohur Kirstie Alley ka humbur jetën në moshën 71-vjeçare pas një beteje me sëmundjen e kancerit. Lajmi i trishtë u dha nga fëmijët e saj, djali William “True” Stevenson, 30 vjeç dhe vajza Lillie Price Stevenson, 28 vjeçe, me një deklaratë të shpërndarë përmes llogarive të mediave sociale të nënës së tyre, duke thënë se ajo “u nda nga jeta pas një beteje me kancerin, të zbuluar vetëm së fundmi”.

Bella Hadid u shpall modelja e vitit 2022!


Bella Hadid u kurorëzua si modelja e vitit në “The Fashion Awards” 2022. Gjatë ceremonisë së organizuar në Royal Albert Hall në Londër, modelja amerikane u shpall fituese e çmimit prestigjioz, duke mposhtur Adut Akech, Lila Moss, Paloma Elsesser dhe Quannah Chasinghorse.

Lajmi se Celine Dion ishte diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme tronditi fansa në mbarë botën!

Celine Dion hyri në Instagram të enjten për të zbuluar lajmin tronditës se ajo është diagnostikuar me një sëmundje tepër të rrallë dhe e njohur si SPS (Stiff Person Syndrom), e cila bën që muskujt të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar dhe me kalimin e kohës gjendja përkeqësohet duke mos mundur të lëvizësh fare trupin.

Volodymyr Zelensky u shpall “Njeriu i vitit”!


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shpallur  “Njeriu i vitit 2022” nga revista prestigjioze “Time”, duke tejkaluar kandidatët e tjerë si presidentin kinez Xi Jinping, politikanin amerikan Liz Cheney dhe filantropistin miliarder MacKenzie Scott.

Java përkoi edhe me publikimin e kopertinës së numrit festiv të Dhjetorit nga revista BORDO

BORDO/ Cindy Marina ”Shining STARS!”

Nga Ilda Lumani

Kopertina e muajit dhjetor në Bordo është më e veçanta. Idetë për të nisin që në fillim vjeshtë e finalizohen në ditët e fundit të nëntorit, kur edhe u realizua ky set fotografik. Dilema për personazhin që do të ishte në kopertinë këtë herë nuk ekzistonte, pasi Cindy Marina ishte një nga modelet e preferuara të BORDO, e cila kishte kohë që ishte piketuar për një kopertinë.

Mandej, prezantimi i saj në Dance Albania, si konkurrente kërcimi e kthehu në të preferuarën e publikut, falë elegancës së saj jo në dukje, por në komunikim dhe sjellje, – e bëri më konkret realizimin e këtij projekti, që mendojmë se u finalizua më së miri në këtë fund vit 2022 dhe prag 2023!

Për look-un e saj baza ishte prezantimi i brandit austriak Palmers, risia e këtij viti në fushën e veshjeve intime në Shqipëri, me dyqanin tashmë IN, në qendrën tregtare TOPTANI.

Bizhutë, ato që ndryshojnë dhe rrisin tërësisht këtë look janë pjesë e Gjikondi Argjendari, me një nga markat më prestigjoze italiane, POMELLATO.

Produktet e zgjedhura nga POMELLATO, i përkasin pikërisht sezonit dimëror, unazat nga koleksioni NUDE (milk quartz dhe orange Moonstone), ndërsa vathët dhe byzylyku nga koleksioni ICONICA FULL DIAMOND.

Kapelet famoze të stilistes Enada At’Nikolla kompletuan këtë look joshës, që padyshim del edhe më në pah falë artit të fotografit Endrit Mërtiri.

Për pjesën e grimit dhe flokëve u kujdesën Henri Gjata dhe Sezeri Hair Style.

Në frymën festive është konceptuar gjithë ky edicion i BORDO, ku veçojmë:

Bordo Men, me kopertinë një nga mjekët e njohur në fushën e rinoplastikës kirurgun Italian Andrea Palmieri, që tashmë është shqiptarizuar, teksa jeton me familjen e tij këtu.

Personazhe si Anita Haradinaj e cila padyshim është një nga njerëzit më të preferuar të publikut shqiptar gjatë 2022-shit, Giulia Sciotti, që sjell aromën e vreshtave dhe verërave italiane në Shqipëri përmes kompanisë L&M Comercial, Brikena Prifti, që la lajmet për emisionin e pasdites…

Jehona e Panairit të Librit në Tiranë vjen përmes disa prej librave më të përfolur, në një qasje subjektive.

Ndërkaq eventet më të spikatura të kësaj periudhe në Tiranë i gjeni në faqet e eventeve.
Lexim të këndshëm dhe fund vit të bukur! 2023-shi ardhtë i mbarë për të gjithë!

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF