23.5 C
Tirana
E martë, 30 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Vesi që ke? Flas shumë! Luizi nuk ka ndryshuar as pas 20 vitesh!

Luizin mund ta quajmë pa frikë fenomen. Kudo dhe të gjithë flasin për të dhe lojën e tij në shtëpinë e tij më të famshme në Shqipëri, në “Big Brother VIP”. Luizi ka rrëmbyer edhe zemrat e personazheve publikë, dhe shumë prej tyre e kanë shprehur mbështetjen ndaj tij edhe publikisht.

Së fundmi këngëtarja Vesa Luma është bërë nostalgjike dhe ka publikuar kopertinën e revistës “Trendy”, ku ajo dhe Luizi kanë qenë pjesë kur kanë qenë konkurrentë në “Ethet e së Premtes”. “E more Luiz na ktheve 20 vite pas”, ka shkruar ajo në një nga postimet e saj.

Ndërkohë më pas ka publikuar dhe intervistën e Luiz Ejllit, nga ku mund të zbulojmë se çfarë thoshte këngëtari 20 vite më parë. Vëmë re që shumë gjëra nuk kanë ndryshuar.. Teksa e pyesin për vesin që ai ka, ai me sinqeritet thotë, “Flas shumë”. Ndërkohë që është cilësuar edhe në atë kohë si ‘gallataxhiu i grupit’.

Intervista:

Gallataxhiu i grupit

Mosha: 18 vjeç

Shkollimi: Ka mbaruar shkollën e mesme të Muzikës, Shkodër.

Gjendja civile: Sigël

Ka lindur dhe jeton në: Shkodër

Numri i këmbës: 41 Pesha

Gjatësia: 62 kg/1.87m

Filmi i preferuar: “Pasioni i Krishtit”, Kumbari

Si e shikon femrën ideale: “Me të gjitha ato që dua unë “

Këngëtare e preferuar: “Aurela Gaçe”

Pse ta votoni: “Thjesht më votoni!”

Çfarë bën për të joshur një femër: “Gënjej pak në fillim dhe pastaj natyrshëm”

Ushqimi i preferuar: “Bishtajat (mashurkat)”

Fjala e preferuar: “Vazhdon konkurrimin”

 Një fjalë që nuk duron dot: “Nuk vazhdon konkurrimin“

Një ves që nuk e heq dot: “Flas shumë”

Cilësia që vlerëson më shumë te njerëzit: “Sinqeritetin“

Një gjë që nuk duron dot te njerëzit: “Gënjeshtrën“

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit