Balerini i njohur Iliri Shaqiri ka qenë i ftuar në “Më lër të flas” dhe nuk mund të mos pyetej se si për banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, si një ish-konkurrent dhe si ish-fitues. I pyetur për Luizin ai tha, “Luizin e shikoj një person, një lojtar shumë të fortë, realisht, e karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Ama mendoj që të jesh klas dhe fitues duhet të jesh origjinal”.
Ndërsa për Oltën Iliri tha, “Mendoj është shumë luftarake, ka ndryshuar strategji. Olta është në evulocion si personazh, me aq sa i shikoj. Për Sabianin, si një nga personat që ai ishte më i lidhur ku ishin në atë ‘reality show’, tha,
“U gëzova se hyri se kisha kohë që nuk e shikoja. Çdo baba e di vetë se çfarë duhet të bëjë kundrejt instiktit që ka për fëmijën e tij.”
Ish-fituesi i edicionit të parë të BBV është pyetur se kush del këtë të shtunë, në nominimin ‘kokë më kokë’ midis Oltës dhe Kiarës, “Nuk do të kishte sfidë pa Donaldin ose pa Ilirin në finale, njësoj siç nuk dotë kishte pa Luizin ose Oltën”.