Nxjerrja në pah e bukurisë natyrore të syve dhe zgjedhja e ngjyrës së përshtatshme të toneve te tyre ndonjëherë duket vërtet punë e “rëndë”. Spektri i ngjyrave të syve te njerëzit luhatet nga te zezat, tek gështenjta, e kaltra dhe e gjelbra. Për të theksuar më shumë bukurinë natyrale të ngjyrës së syve, mund të përdorim hijesimet, posaçërisht nëse zgjedhim nuancën e duhur,thote Telegrafi.
Këto ngjyra i përshtaten me mire ngjyrës së caktuar të syve:
1. Sytë e gjelbër
Për personat të cilët kanë sy të gjelbër, rekomandohet nuanca vjollcë. Ngjyra e kumbulles, vjollcë e shndritshme apo ngjyra e verës së zezë edhe më shumë do të theksojnë ngjyrën e gjelbër të syve.
2. Sytë e kaltër
Syve të kaltër u përshtaten tonet e portokallta, rozë e shndritshme dhe ngjyra e bronztë.
3. Sytë e hirtë
Sytë e hirtë më së shumti i theksojnë tonet e ngjyrës së trëndafiltë, e kuqja e errët apo tonet e ngjyrës së gështenjtë.
4. Sytë ngjyrë lajthie
Nuancat e hijezimit të ngjyrës vjollcë të shndritshme i theksojnë sytë ngjyrë lajthie.
5. Sytë ngjyrë gështenje
Kombinoni nuancën bezhë me tonet e ngjyrës së artë dhe nuancat në ngjyrë myshku, në mënyrë që të theksoni syrin e gështenjtë të shndritshëm!
6. Sytë gështenje e errët
Ngjyrat vjollcë dhe e artë janë zgjedhje ideale. Këto ngjyra theksojnë ne menyre perfekte thellësinë e nuancës së errët. Kombinoni dy apo tri nuanca në mënyrë që të theksoni bukurinë e syrit dhe të tërhiqni shikimet e të tjerëve.