KreuStil Jetese

Thonin “ka skaduar”: 56 vjeç, Salma Hayek shfaqet më seksi se kurrë ne fotot e fundit!  

Thonin “ka skaduar”: 56 vjeç, Salma Hayek shfaqet më

Salma Hayek nuk ka rivale në moshën 56-vjeçare! Aktorja latine i befasoi fansat e saj me fotot e fundit, në të cilat shfaqet me rroba banje: të gjithë menduan se ishin foto të vjetra, aq bukur dukej aty aktorja e njohur!  

E veshur me një kostum banje të verdhë, Salma Hayek shkrepi disa foto sensuale në një jaht luksoz. “Sa herë që dua të ndihem më mirë, hidhem në oqean”, ka shkruar ajo. 1.5 milionë pëlqime mblodhën imazhet në vetëm pak orë. “Të shohësh një grua që ha mirë, pi verë, shijon jetën dhe duket kështu në moshën 56-vjeçare… më bën të lumtur”, ka shkruar një admiruese. 

Ndjekësit kanë vënë re me kalimin e viteve se busti i Salmës po bëhet gjithnjë e më i madh, duke e akuzuar atë se i është drejtuar operacioneve plastike. Por ylli tha se fajin e kishte… menopauza. Aktorja ka treguar në një emision televiziv se që nga menopauza gjoksi i saj është rritur vazhdimisht. 

Salma pohon se pamja e saj seksi nuk i ka sjellë dobi megjithatë në cdo drejtim. Aktorja së fundmi është ankuar në një intervistë se për shkak të pamjes, asaj i janë dhënë gujithmonë role të femrave seksi, pa humor dhe karizëm, kur në fakt ka dashur shumë të aktrojë në komedi. “Gjatë gjithë jetës sime kam marrë të njëjtin lloj roli. Doja të bëja komedi, por askush nuk më ofronte një rol në komedi. Nuk arrita ta merrja një të tillë derisa Adam Sandler më afroi në filmin “Grown Ups”, por tashmë kisha mbërritur tek të 40-at,” thotë Salma. “Më thonin – je shumë seksi, nuk ke të drejtë të kesh humor. Jo vetëm që nuk më lejuan të jem e zgjuar, por as nuk më lejuan as të isha gallatë në vitet ’90”, shtoi ajo.  

Aktorja meksikane rrëfen se tani është në një fazë të jetës ku nuk vlerësohet më për seksualitetin e saj: “Dhe edhe sikur të isha, nuk do të më interesonte më, sepse kam fituar respektin tim”.  

Salma shtoi më tej se kishte edhe momente të vështira në karrierën e saj, kur njerëzit i linin përshtypjen se i kishte “skaduar afati”. “Unë isha e trishtuar atëherë, por ja ku jam tani, duke aktruar në të gjitha llojet e filmave, në një fazë të jetës sime ku njerëzit do të më kishin thënë se kam skaduar”, ishte komenti i saj.  

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF