KreuStil Jetese

Videoja e turpshme ku nëna e Pique nuk respekton prindërit e Shakirës!

Videoja e turpshme ku nëna e Pique nuk respekton prindërit e

Prindërit e Shakirës kanë qenë shumë të afërt me këngëtaren dhe kur dukej se problemet mes Shakirës dhe Gerard Piqué nuk ekzistonin. Por së fundmi ka dalë një video ku nëna e ish-futbollistit Montserrat Bernabéu bën një sërë veprimesh të vrazhda dhe jo të hijshme ndaj prindërve të këngëtares.

Në video, Shakira shihet pranë Piqué, ndërkohë që krah tyre shihen edhe prindërit e tyre që po fotografoheshin së bashku me ta nga fotografët. Po teksa në pamje të parë duket se gjithçka po shkon normalisht, përdoruesit e internetit kanë vënë re disa veprime aspak të hijshme nga nëna e Pique.

Montserrat Bernabéu bën gjeste të vrazhda ndaj nënës dhe babait të Shakirës. Zonja Bernabéu duket pak e mërzitur dhe duket sikur po përpiqej t’i thoshte diçka dikujt që të bënte fotot. Më pas ajo filloi t’i përdorte duart e saj dhe po i vendoste në një mënyrë që të mbulonte fytyrat e prindërve të Shakirës.

#shakira #nidiaripoll #williammebarak #joanpiqué? #monserrat?‍♀️ #piquenarcisistaxenofobo #fyp #fypシ #foryourpage❣️?

Si William Mebarak ashtu edhe Nidia Ripoll kanë heshtur dhe kanë qëndruar në atë vend derisa kanë bërë fotot, por Montserrat Bernabéu nuk ka kërkuar falje në asnjë moment dhe për këtë është kritikuar ashpër në rrjetet sociale.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF