KreuStil Jetese

Ronaldo Sharka ndan thirrjen e fundit të të atit: Gjëja që më mungon më shumë!

Ronaldo Sharka ndan thirrjen e fundit të të atit: Gjëja që

Ronaldo Sharka para pak muajsh në “Big Brother VIP” rrëfeu se babai i tij vuante nga sëmundja e kancerit, duke prekur mbarë opinionin publik historinë e trishtë. Asokohe, i ati e surprizoi në shtëpinë e famshme ku u shpreh krenar për të birin.

Babai i Ronaldos edhe pse në gjendje të rënduar tha se kishte dëshirë që t’i linte djalit të tij një kujtim të bukur, ndaj kishte vendosur të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Fatkeqësisht, ai nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë dhe u nda nga jeta pak pasi moderatori doli nga formati.

Së fundmi Ronaldo ka bërë një postim prekës në Instagram, teksa ka ndarë një screenshot ku tregon telefonatën e të atit duke shkruar se “Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja që më mungon më shumë janë thirrjet e këtij numri. Më ka marrë malli bab”.

Kujtojmë që Ronaldo Sharkës i është plotësuar dëshira për t’u bërë pjesë e Top Channel. Ai ka një rubrikë në “E diell”, e cila do të quhet “Mos i bjer me Top”. Këtë arritje moderatori ia dedikoi të atit, “Babi, ja dola. Jam i lumtur t’ju them se tashmë jam zyrtarisht pjesë e @topchannelalbania”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF