KreuStil Jetese

“Sunny Hill Festival” në mesin e 5 festivaleve më të mira evropiane!

“Sunny Hill Festival” në mesin e 5 festivaleve më të

Festivali “Sunny Hill” i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjini, është renditur si një nga 5 festivalet më të mira në Evropë, sipas “T.H.E Music Essentials”.  Nëse jeni adhurues i muzikës dhe dëshironi që të ndiqni një festival gjatë kësaj verë, atëherë keni ardhur në vendin e duhur. Në postimin e sotëm do t’ju prezentojmë festivalet më të mira që do të mbahen gjatë verës që me shumë siguri ua sugjerojmë për t’i ndjekur”, shkruan gazetari Akshay Bhanawat për “T.H.E Music Essentials”.

Eventi më prestigjioz muzikor në Kosovë, “Sunny Hill Festival” është gjithashtu padyshim festivali më domethënës i Evropës Juglindore për shkak të performuesve të jashtëzakonshëm që performojnë çdo vit. Çmimet dhe titujt ende nuk janë shpallur, megjithatë kjo ngjarje konsiderohet nga shumë njerëz si një koncert i domosdoshëm për dashamirësit e muzikës dhe kulturës.

Në edicionet e kaluara kanë performuar artistë, si, Dua Lipa, Miley Cyrus, J Balvin, Calvin Harris, Martin Garrix, Afrojack, Hardwll dhe shumë artistë të tjerë të njohur të huaj dhe vendas.

Lista e pesë festivaleve më të mirë:


Primavera Sound (May 29th – June 4th) – Barcelonë, Spanjë
Glastonbury (June 21st – June 25th) – Shepton Mallet, Somerset, Mbretëri e Bashkuar
Womad (July 27th – July 30th) – Malmesbury – Mbretëri e Bashkuar
Sunny Hill Festival (beginning of August) – Prishtinë, Kosovë
Rock and Seine (August 23rd – August 27th) – Paris, Francë. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF