KreuStil Jetese

Foto e rrallë familjare; Shihni sa janë rritur dy djemtë e Michael Jackson!

Foto e rrallë familjare; Shihni sa janë rritur dy djemtë e

Familja e ikonës së ndjerë të muzikës, duke përfshirë djemtë Prince Jackson dhe Bigi Jackson (të njohur me nofkën Blanket), u fotografuan të gjithë së bashku në një foto të rrallë në një ngjarje në Las Vegas.

Në foto, Prince, 26 vjeç, shihet duke qëndruar pranë të dashurës Molly Schirmang teksa është i rrethuar nga pjesa tjetër e familjes së tij. Ndërkohë, Bigi, 21 vjeç, dukej aq i rritur në foto, teksa qëndronte pranë xhaxhait të tij Jackie Jackson, i cili shoqërohej nga gruaja Emily Besselink dhe djemtë e tij binjakë 9-vjeçarë Jaylen dhe River Jackson dhe vajza Brandi Jackson, 41 vjeç.

“Një mbledhje e veçantë familjare”, shkruante mbishkrimi i familjes Jackson në Facebook më 31 gusht. “Festimi i ditëlindjes së @michaeljackson’s Blue Sapphire”.

Festimet u mbajtën për nder të asaj që do të ishte ditëlindja e 65-të e Michael, duke shënuar një paraqitje të veçantë nga Bigi, i cili është mbajtur larg syrit të publikut që nga vdekja e babait të tij në vitin 2009.

Ngjarja, e mbajtur në Mandalay Bay Resort and Casino, u organizua nga pasuria e Michael dhe Cirque de Soleil. Në të njëjtën ditë, Prince i bëri homazhe Mbretit të Pop-it duke shpërndarë një foto të ëmbël të babait të tij të ndjerë.

“Gëzuar ditëlindjen babi”, ka shkruar Prince në postimin e tij. “Më mungon dhe të dua. Mund të kesh ikur, por jo i harruar. Ti je në zemrat tona çdo ditë”.

Paris Jackson, 25 vjeç, gjithashtu përkujtoi babain, duke shpërndarë pamjet të babait të tij në koncert Incubus.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF