KreuStil Jetese

Plot 600 orë pune për të realizuar fustanin e fundit të Beyonce!

Plot 600 orë pune për të realizuar fustanin e fundit të

Beyonce emocionoi ndjekësit e saj të martën kur ndau foto me dy veshjet që kishte veshur gjatë turneut të saj të tretë dhe të fundit të Rilindjes në Los Angeles.

Superylli, e cila gjithashtu festoi ditëlindjen e saj të 42-të në shfaqjen e së hënës, kërkoi ndihmën e Donatella Versace për të dizajnuar një nga veshjet për ditën e saj të veçantë.

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Minifustani verbues me stampën barok të firmës Versace iu deshën 600 orë (25 ditë), tha manjati italian i modës për “Vogue”. Fustani ikonë paraqiste gjithashtu emblemën e artë të Versace-s Medusa ’95 në rripat e shpatullave. “Është magjepsëse, është plot qëndrim të fuqishëm”, tha Donatella për pamjen.

“Simbol Versace për Mbretëreshën ikonë B”, shtoi ajo. Beyoncé e kombinoi veshjen me çizme tw gjata deri në kofshë dhe një kapele të madhe. Përveç kësaj, ylli i muzikës mbante edhe syze dielli me përmasa të mëdha.

Gruaja e Jay Z kishte vendosur vath të gjera, teksa flokët bionde i rridhnin poshtë shpinës. Beyonce u shfaq edhe me një tjetër veshje elegante që kishte zgjedhur për shfaqjen, e cila përfshinte një xhaketë metalike me shkëlqim.

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Ajo ndau disa foto dhe video nga spektakli, duke përfshirë një foto të saj në skenë me vajzën 11-vjeçare Blue Ivy. Shumë nga 316 milionë fansat dhe ndjekësit e saj vlerësuan pamjen e yllit si dhe performancën e saj përmes komenteve.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF