KreuStil Jetese

Regjisori shqiptar, Erenik Beqiri triumf në Venecia me filmin ‘Një udhëtim i shkurtër’!

Regjisori shqiptar, Erenik Beqiri triumf në Venecia me filmin

Filmi i regisorit shqiptar Erenik Beqiri ‘Një udhëtim i shkurtër’ arriti të triumfojë mes 12 produksioneve në kategorinë Orizzonti (për filmat me metrazh të shkurtër) në këtë edicion të 80-të të Bienales.

Filmi sjell historinë e Klodit dhe Mirës, një çifti të ri shqiptar që arrin në Marsejë me një mision që vendos të ardhmen e tyre. Teksa përballen me një takim të rëndësishëm në një dhomë plot me burra që presin, koha për ta është një element thelbësor.

Ata vihen përpara urgjencës për të bërë një zgjedhje dhe duhet gjithashtu të përballen me nevojën për t’i lëshuar duart njëri-tjetrit.

Vetë regjisori Erenik Beqiri është shprehur se filmi “Një udhëtim i shkurtër” zbulon nga afër gjyqet e një çifti shqiptar në sfondin e eksodit të heshtur të Shqipërisë. Rrëfimi, i përcjellë me dashuri sakrificë dhe ndarje është një vëzhgim personal i dëshirës së një brezi që është i gatshëm të shkëmbejë vitet më të bukura të jetës për një të ardhme të paparashikueshme.

Ky është filmi i dytë i Beqirit që shënon sukses në skenën ndërkombëtare, pas filmit të tij “The Van” që u shfaq në Kanë. Beqiri është një regjisor i brezit të ri që përmes bashkëprodhimeve qëmton pa bujë dukuri shqiptare përmes një gjuhe kinematografike që ruan konturet e kinemasë autor duke shënuar gjurmë të sigurta në kinema.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF