
VIRGJËRESHA
Marsi i fuqishëm në shenjën tuaj ju bën të kaloni një periudhë me dinamizma të shumta, arritje në karrierën tuaj, shumë para që pritet të vijnë pas datës 23, si dhe pritet të krijoni lidhje të reja në sferën e dashurisë.
PESHORJA
Ka ardhur momenti që me të vërtetë duhet të çlironi mendjen këtë muaj, nga çështjet të cilat ju kanë mbërthyer prej kohësh. Guxoni të merrni vendime të reja, në vend që të prisni ndikimin e planeteve.
AKREPI
Venusi në shenjën e Luanit po tërheq vëmendjen në rrugën tuaj, sidomos projektet tuaja afatgjatë në aspektin financiar. Provoni të zgjeroni horizontin, dilni nga terreni i rutinës dhe provoni eksperienca të reja.
SHIGJETARI
Ju duhet ta lini veten nga një rënie të lirë, në vend që të izoloheni nga gjithçka që ju rrethon. Shqetësimet për çështje të pazgjidhura do të fillojnë të sqarohen. Beqarët do të takojnë dikë që do t’i ndryshojë jetën.
BRICJAPI
Vëmendja juaj duket se tërhiqet nga gjërat që ndodhin në distancë, por ka ardhur momenti që të prekni çdo gjë nga afër. Kjo do t’ju ndihmojë të mos jeni më skeptikë për vendimet që duhet të merrni për të ardhmen.
UJORI
Me fillimin e muajit do t’ju duhet të përgatiteni për disa vendime të mëdha, ndaj kujdesuni që ato të jenë të duhurat. Bëni vetëm kujdes, mos tregoni që jeni idealistë dhe shmangni kritikat e tepërta sa më shumë.
PESHQIT
Ky muaj në aspektin sentimental do t’ju sjellë në horizont takime të reja, që i keni pritur prej kohësh. Nëse personi që keni përballë ju pëlqen, atëherë, mos e teproni duke folur gjithmonë për veten.
DASHI
Nëse jeni të zënë me punën, financat ose çështje të tjera, ky është momenti të shqetësoheni më shumë për shëndetin tuaj. Me shumë gjasë, disa probleme kronike do të shfaqen në gjysmën e fundit të muajit.
DEMI
Jeni një planifikues i rreptë, por ky është momenti të planifikoni një agjendë stërvitore për trupin, sesa mendjen. Nëse doni vërtet të keni sa më shumë rezultate, duhet të jeni të vendosur dhe të ashpër me veten.
BINJAKËT
Mërkuri, sundimtari juaj planetar do të jetë i sinkronizimit në shenjën tuaj deri në datën 23, pra mos prisni një periudhë të mirë pas kësaj. Bëni rezistencë, pasi projekte të reja pritet të marrin shumë shpejt jetë.
GAFORRJA
Në fund të muajit, cilësitë tuaja më të mira duhet të fokusohen më shumë te komunikimi. Zgjidhni një ton ndryshe, nëse doni të keni mirëkuptim nga ata që ju rrethojnë, ndryshe do të përballeni me pasoja.
LUANI
Marrëdhënia me partnerin do të jetë shumë e mirë. Do të ndiheni mirë në fushën e karrierës, ku do të keni takime mjaft të suksesshme. Menaxhoni me kujdes buxhetin dhe tregoheni të matur me shpenzimet.



















