KreuStil Jetese

Përse duket kaq mirë në moshën 47 vjeçare: Moderatorja jep “recetën”! 

Përse duket kaq mirë në moshën 47 vjeçare:

Moderatorja britnike Emma Willis mendon se mund të ketë zbuluar sekretin për t’u dukur dhe për t`u ndjerë e re edhe gjatë menopauzës. Përgjigja? Martohu me dikë shtatë vjet më të vogël, thotë ajo. 47 vjecarja, e cila gjatë viteve prezantuar shfaqje televizive nga Big Brother dhe The Circle te The Voice – e bëri këtë kur u lidh me Matt Willis, basist i grupit Busted, 15 vjet më parë. ““Njerëzit thjesht mendojnë se kam një moshë me Matt-in, që është 40 vjeç, dhe unë qesh e them: Po, aq jam. Është një truk i mirë i mendjes, kjo është e sigurtë”, shprehet ajo. 

Megjithatë, martesa me Matt – babai i fëmijëve të tyre Isabelle, 14, Ace, 12 dhe Trixie, shtatë – nuk ka qenë tamam fushë me lule. Në fillim të këtij, u zbulua në një dokumentar të BBC-së të quajtur Matt Ëillis: Fighting Addiction, sesa e ashpër ka qenë beteja e muzikantit prej disa dekadash me varësinë nga droga dhe alkooli. 

Sekreti tjetër i pamjes së saj që Emma zbuloi për ndjekësit ishte make up-i: Ajo rrëfeu se ka hequr dorë nga grimi i rëndë dhe lëkura e saj tani “po merr frymë”.  

Po kështu, bën kontrolle të rregullta për të monitoruar gjëra të tilla si kolesteroli i saj (‘shumë i lartë’) dhe niveli e testosteronit (‘shumë i ulët’). Ndryshimet që ajo ka bërë së fundmi përfshijnë pirjen e një sasie më të madhe uji, ndërsa bën Pilates, stërvitje me pesha e boks.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF