KreuStil Jetese

Gisele Bundchen flet për sulmet e panikut: Mendoja të vetëvritesha!

Gisele Bundchen flet për sulmet e panikut: Mendoja të

Supermodelja Gisele Bündchen ka folur së fundmi për problemet me shëndetin mendor që përjetoi në kulmin e karrierës së saj të modelingut. Braziliania, e cila së fundmi u nda nga bashkëshorti Tom Brady dhe duket se po e vazhdon jetën e saj në një mënyrë pozitive, së fundmi zbuloi disa nga pjesët më të errëta të së kaluarës së saj në një intervistë të sinqertë.

“E dini, unë isha në tunele. Nuk mund të merrja frymë. Dhe më pas fillova të isha në studio dhe u ndjeva e mbytur”, tha Gisele për “CBS News Sunday Morning”.

“Unë jetoja në katin e nëntë dhe më duhej të ngjitësja shkallët sepse kisha frikë se mos ngecja në ashensor. E keni parasysh kur nuk mund të marrësh frymë edhe kur dritaret janë të hapura, ndjehesh sikur nuk do të jetosh kështu. E kuptoni çfarë dua të them?”, shprehet ajo.

Nuk është hera e parë që Gisele flet për problemet e saj mendore. Në vitin 2018, kur promovoi kujtimet e saj të quajtur “Mësimet: Rruga ime drejt një jete kuptimplotë”, ajo zbuloi gjithashtu disa çështje personale. “Gjërat mund të duken perfekte nga jashtë, por ju nuk e keni idenë se çfarë po ndodh në të vërtetë”, i tha ajo People pesë vjet më parë.

“Ndjeva se ndoshta ishte koha për të ndarë disa nga dobësitë e mia dhe kjo më bëri të kuptoj, gjithçka që kam jetuar, nuk do ta ndryshoja kurrë, sepse mendoj se jam ky që jam për shkak të atyre përvojave.

Në të vërtetë kisha ndjenjën: Nëse hidhem nga ballkoni, kjo do të marrë fund dhe nuk duhet të shqetësohem kurrë për këtë ndjenjë të mbylljes së botës sime”, u shpreh ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF