
Ndikimi i madh kulturor, ekonomik dhe muzikor i Taylor Swift është i njohur në mbarë botën. Ndaj Universiteti i Melburnit në Australi do të mbajë një konferencë akademike mbi fenomenin Swift, duke e analizuar atë dhe duke u bërë një “dialog kritik” rreth ndikimit të yllit të popit në gjithçka, nga tifozët dhe kultura pop te letërsia, ekonomia dhe industria e muzikës.
Konferenca do të jetë 3-ditore dhe do të mbahet në Melburn nga 11 shkurti deri më 13 shkurt 2024, vetëm disa ditë përpara se turneu “Eras” i Swift të mbahet në Australi. Konferenca mbështetet nga shtatë universitete në të gjithë Australinë dhe Zelandën e Re.
Organizatorët thanë se “Swiftposium” po pranon punime nga studiues, në një gamë të gjerë të disiplinash, duke përfshirë sociologjinë, ekonominë, marketingun dhe studimet gjinore.
33-vjeçarja është bërë një nga artistet me të ardhurat më të larta të të gjitha kohërave. Madje, ekspertët flasin për mënyrën sesi ajo rrit ekonominë e vendeve dhe qyteteve që viziton në turneun e saj, duke e quajtur atë “Swiftonomics”.
“Swiftposium” do të jetë konferenca e parë akademike ndërkombëtare në botë për ta studiuar dhe diskutuar atë.




Mjaltë me sodë buke: kura plot përfitime!


Zbulohet kush e bën biond Luizin!

Horoskopi ditor, e shtunë 23 shtator 2023












