Alessia Neboso 21 vjeç është ndarë tragjikisht nga jeta, vetëm një javë pasi ju nënshtrua një operacioni plastik për zmadhimin e gjoksit.
E reja, me origjinë nga San Pietro, një lagje në periferi të Napolit, u ndje e keq pas zmadhimit të gjoksit të kryer në një spital Napoli dhe ndërroi jetë pas një arresti kardiak.
Alessia punonte si estetiste dhe kishte shprehur dëshirën për të zmadhuar gjoskin. Pas operacionit ajo është ndjerë keq dhe 1 javë më pas u nda nga jeta. Sakaq priten rezultatet e autopsisë për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Prokuroria e Napolit ka hapur dosjen, ka urdhëruar sekuestrimin e trupit dhe kryerjen e autopsisë, e cila do të bëjë të mundur konstatimin nëse ka pasur një lidhje midis procedurës së kirurgjisë estetike dhe infeksionit të mundshëm, i cili pasi është djegur për shtatë ditë, i dha fund jetës së resë.