
Supermodelja e njohur, Linda Evangelista, së fundmi ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortit, Gérald Marie, duke thënë se ai ushtronte dhunë fizike ndaj saj.
58-vjeçarja rrëfeu në episodin e tretë të dokumentarit “The Super Models” se Gérald, ish-drejtues i agjencisë “Elite Model Management”, e dhunonte sistematikisht, por duke u kujdesur që të mos i linte kurrë shenja në fytyrë.
“Ai dinte të mos më prekte fytyrën, të mos më prekte ‘krijuesin’ e parave”, tha ylli i pasarelave. “I dhashë fund me të kur isha 27-vjeçe. Ai mori gjithçka që kisha, por unë fitova lirinë dhe kjo vlente më shumë se çdo gjë tjetër”, rrëfeu ajo.
Ish-shefi francez i agjencisë së modeleve, i cili ka mohuar me forcë pretendimet e supermodeles, dhe Evangelista u martuan në vitin 1987 kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe dhe ai 37.
Kujtojmë që supermodelja pak javë më parë rrëfeu se ka luftuar me kancerin e gjirit dy herë në pesë vitet e fundit.
“E zbulova në mamografinë time vjetore. Margjinat nuk ishin të mira dhe për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë. Doja të lija gjithçka pas dhe të mos merresha me këtë, ndaj zgjodha mastektominë dypalëshe. Duke menduar se do isha mirë dhe se kanceri i gjirit nuk do të më vriste”, tha 58-vjeçarja në një intervistë të sinqertë, teksa zbuloi se u diagnostikua me kancer në vitin 2018.



Horoskopi ditor, e premte 22 shtator 2023
















Horoskopi ditor, e enjte 21 shtator 2023
