
Kejsi Ujkashi, pinjolle e Gazmend Ujkashit parukierit të njohur në kryeqytet, prej 2 dekadash, drejtues i Akademisë Framesi.
Kejsi, vijon rrugëtimin e prindërve te saj dhe prej vitesh ajo tanimë është një nga të preferuarat e shumë personazheve VIP dhe klientëve, që trokasin çdo ditë te Framesi. Edhe pse diskrete gjithmonë, këtë rast Kejsi ka zbuluar një nga klientët e saj, i cili është dhe më virali në rrjet tashmë.
Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili që pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” rrëmbeu zemrat e mbarë shqiptarëve. Së fundmi ai ka publikuar dy postime në story në rrjetin e tij social Instagram, me mbi 600 mijë ndjekës, ku në një prej tyre shihet teksa është duke lyer flokët dhe në tjetrën ka realizuar një fotografi me duarartën Kejsi Ujkashin.
Në këtë mënyrë ka shuar edhe kuriozitetin e fansave se kush e bën biond atë. “Për të gjithë të interesuarit, foton e ka bërë Gazi, babi i Kejsit”, ka shkruar Ejlli krah postimit.
Kujtojmë që ngjyra e flokëve të Luizit ka qenë mjaft e komentuar në rrjet, madje ishin të shumtë ata që guxuan dhe u bënë biondë që të ngjasonin me Luiz Ejllin, disa prej të cilëve e cilësuan si një mbështetje të hapur ndaj tij./bordo.al

Horoskopi ditor, e shtunë 23 shtator 2023
















Horoskopi ditor, e premte 22 shtator 2023


