KreuStil Jetese

Selena Gomez dhe kuptimi prekës i tatuazhit të saj!

Selena Gomez dhe kuptimi prekës i tatuazhit të saj!

Prej disa vitesh Selena Gomez është një nga personazhet e njohura më transparente me fansat e saj përsa i përket ndjenjave emocionale. Në vitin 2018 ajo u shtrua në një qendër të shëndetit mendor ku u diagnostikua me çrregullim bipolar, diçka për të cilën e ka folur hapur.

Në moshën 31-vjeçare, jeta e ish-yllit të Disney-t nuk ka qenë aspak e lehtë. Që nga viti 2011 ajo ka luftuar me lupusin, e cila është një sëmundje kronike autoimune që mund të prekë pothuajse çdo pjesë të trupit.

Sistemi imunitar i trupit është krijuar për të luftuar substancat e huaja, por te njerëzit me lupus ai bëhet tepër aktiv dhe formon antitrupa që sulmojnë indet dhe organet e shëndetshme. Kjo sëmundje e bëri atë të kishte probleme shëndetësore, gjë që bëri që ajo t’i nënshtrohej transplantit të veshkës në vitin 2017, të cilin ia kishte dhuruar shoqja e saj Francia Raisa.

Përveç situatës së saj të ndërlikuar shëndetësore, asaj nuk i ka shkuar shumë mirë as në çështjet e dashurisë, siç e dëshmon lidhja e saj ikonë disavjeçare me Justin Bieber, e karakterizuar nga ndarje të shumta.

Pavarësisht gjithë kësaj, këngëtarja e “Love You Like A Love Song” ka arritur të kapërcejë dhe të ecë përpara, dhe ka një tatuazh në lëkurën e saj me një kuptim të rëndësishëm për shëndetin mendor.

Sipas “El Heraldo de Mexico”, nga pikëpamja gramatikore, pikëpresja shërben për të treguar një pauzë më të gjatë se presja, por më pak e pika, por për ata që e bëjnë tatuazh ajo ka një kuptim më të thellë.

Tatuazhi i pikëpresjes përfaqëson shpresën e nevojshme për momentet e errëta dhe te njerëzit që kanë luftuar me depresionin ose që kanë pasur tentativa vetëvrasjeje, simbolizon një kohë kur ata menduan t’i jepnin fund jetës së tyre, por vendosën të rezistonin, duke luftuar çrregullimet dhe vetëdëmtimin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF