KreuStil Jetese

Rita Ora e cilëson Taika Waititi si ‘zot të seksit’!

Rita Ora e cilëson Taika Waititi si ‘zot të seksit’!

Ylli i muzikës Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi u martuan në një ceremoni private në gusht të vitit të kaluar. Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka ngurruar ta cilësojë të shoqin e saj si “zotin e seksit”.

E ftuar në emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’ fytyra e Taika-s u shfaq në ekran dhe Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura. “Vetëm… vetëm… zoti i seksit”, teksa më pas këngëtarja u ndje e sikletosur.

32-vjeçarja ka folur hapur për planet e ardhshme të çiftit për fëmijë, pasi ajo pranoi se shpreson të krijojë një familje shumë shpjet. Për të festuar 1-vjetorin e martesës më 4 gusht, çifti ka ndarë për herë të parë foto nga dasma e tyre.

Gjatë vitit të kaluar, u përfol shumë për dasmën e tyre, por ata zgjodhën ta mbanin private dhe nuk ndan momente nga ceremonia në mediat sociale.

Dyshja u takuan për herë të parë në një ‘barbecue’ në vitin 2018 që Taika organizoi në shtëpinë e tij në L.A., ndërkohë që 3 vite më vonë në vitin 2021 ata u takuan në gjatë xhirimeve në Australi dhe filluan të takoheshin në mënyrë romantike.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF