
Rita Ora ka befasuar me reagimin, kur në një nga emisionet ku ishte e ftuar, është shfaqur fotografia e Dua Lipës. Mes dy vajzave ka shume hatërmbetje dhe thuhet se nuk flasin me njëra-tjetrën.
Rita ishte e ftuar në emisionin e njohur të Andy Cohen “Whatch What Happens Live” , bashkë me Dj e njohur, Diplo.
Në një pjesë të emisionit, te dy atyre u janë vendosur fotografi të personazheve të ndryshme, dhe u është kërkuar që t’i përshkruajnë me një fjalë.
Aty është shfaqur edhe fotografia e këngëtares tjetër kosovare me famë botëore, Dua Lipës, me të cilën raportohet se Rita besohet se nuk ka komunikim.
Pavaresisht kesaj, kur u shfaq fotografia e Duas, përshkrimin e bëri Diplo, i cili tha “shqiptare” e aty Rita reagon e gëzuar, e nis te duartrokase e te brohorase.