
Një nga modelet më prestigjioze dhe më të suksesshme të viteve 1990, Naomi Campbell, është sërish në kryetitujt e mediave pasi ka folur për abuzimin me drogën, substanca që për pak i kushtuan jetën dhe karrierën e modelingut.
Gjatë kulmit të saj në profesion, abuzimi i saj me drogën, veçanërisht kokainën, pothuajse pati një përfundim fatal. Tani, në moshën 53-vjeçare, Campbell ka folur hapur në dokumentarin e Apple TV ‘The Super Models’.
Modelja pranoi se abuzimi me substancat filloi për shkak të dy ngjarjeve të rëndësishme që shënuan jetën e saj. Së pari, rritja pa prindër, gjë që çoi në pasiguri dhe zemërim, dhe së dyti, vrasja e mikut të saj të ngushtë dhe stilistit Gianni Versace më 15 korrik 1997.
“Kur fillova të përdorja, një nga gjërat që u përpoqa të mbuloja ishte pikëllimi”, vuri në dukje Campbell. “Varësia është një gjë e madhe. Ti mendon, ‘Oh, do ta shërojë atë plagë’. Por jo. Kjo mund të shkaktojë një frikë dhe ankth kaq të madh. Kështu që unë u zemërova shumë”, rrëfeu ajo.
Ndërkohë, Campbell foli më shumë për vdekjen e Versace, pasi ai u qëllua me dy plumba në kokë jashtë shtëpisë së tij në Miami. “Ai më shtynte të dilja jashtë dhe të shkoja më tej kur nuk mendoja se nuk mundesha, kështu që kur ai vdiq, pikëllimi im u bë shumë i keq”, tha ajo.
“Unë u përpoqa ta mbuloja ndjenjat e mia me diçka. Por nuk mund ta mbulosh. Unë po vrisja veten. Ishte shumë e dhimbshme”, shtoi ajo më tej.

Zbulohet kush e bën biond Luizin!

Horoskopi ditor, e shtunë 23 shtator 2023
















Horoskopi ditor, e premte 22 shtator 2023

