KreuStil Jetese

Aksidentohet Adrola Dushi: Për herë të parë në jetë, mendova se s’kisha minuta të tjera këtu..

Aksidentohet Adrola Dushi: Për herë të parë në

Modelja e njohur Adrola Dushi zgjedh që në rrjetin e saj social Instagram, të ndajë me ndjekësit edhe momente nga përditshmëria e saj. Ajo së fundmi ka ndarë një moment aspak të këndshëm që i ka ndodhur teksa ndodhej në makinë.

Modelja shkruan se falë Zotit nuk ndodhi asgjë, por kur kuptoi se makina nuk po merrte asnjë komandë prej saj, tmerri i përjetuar ishte padiskutim i madh. Fatmirësisht nga ky incident nuk u lëndua askush.

Modelja shprehet se për herë të parë në jetën e saj, mendoi se nuk kishte më minuta jetë. “Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu.

Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova që makina ime s’po merrte asnjë komandë me nga unë se di, të them u tmerrova është pak. Po falë Zotit jam mirë. Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë.

Edhe pse në këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme. Jam kaq shumë falënderuese ndaj të madhit Zot! Ai s’më ka lënë kurrë vetëm”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF