Pas disa muajsh heshtje nga Shakira pas deklaratave të saj për ish-futbollistin Gerard Pique dhe të dashurës së tij Clara Chia, ajo është rikthyer me këngën e re ‘El jefe’, në të cilën ka hedhur akuza ndaj tyre.. Por ajo ka folur edhe për anën e saj personale në një intervistë për revistën “Billboard” pasi u zgjodh nga e njëjta si “Gruaja e Vitit”.
Jeta e saj ka ndryshuar dhe ajo që vlerëson më shumë tani pas ndarjes është koha që ajo kalon me fëmijët e saj: “Kohën që kaloj me fëmijët e mi, jam me ta. Për shembull, kohën që ata ishin me mua, dhe nuk ishin me babanë etyre, iu përkushtova totalisht atyre, pa punuar (…) Nëse do t’i kem vetëm gjysmën e kohës, duhet që të jem me ta më së shumti.”.
Artistja ka siguruar se i kushtoi më shumë kohë familjes së saj sesa karrierës si artiste dhe se për të ishte shumë e vështirë për t’u marrë me jetën time profesionale.
“Ka momente trishtimi, nostalgjie dhe muzika ime tani ushqehet prej tyre”, tha Shakira. Edhe pse ka ende trishtim në jetën e saj dhe mund të fokusohet në karrierën e saj muzikore, duke folur për këngën e saj “Copa Vacia” në të cilën ajo ka konfirmuar se është ende e “rrethuar nga minjtë” dhe se këtë vit i është përkushtuar, “pastrimi i shtëpisë, shfarosja e minjve”.
Veç kësaj, kolumbiania ka deklaruar për revistën se jeta e saj ka ndryshuar në mënyrë drastike dhe ëndrrat e saj nuk do të realizohen më: “Ëndrra ime më e madhe ishte të rrisja fëmijët me babanë e tyre, të kisha një familje. Të kapërceja problemet, pengesat. .. dhe të plakem pranë dikujt. E di që nuk do ta kem atë”.