Në Milano të Italisë po zhvillohet Java e Modës, nje event i rendesishem i kesaj industrie.
Reklama
Teksa yje të shumtë nga mbarë bota po marrin pjesë në sfilatat e ndryshme që po mbahen atje, edhe VIP shqiptarë janë parë duke qenë prezentë. Pas çiftit Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, edhe blogerja Armina Mevlani u pa në një nga ngjarjet e Javës së Modës në Milano.
Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një sërë fotografish, ku shfaqej duke pozuar me një fustan ngjyrë kafe me disa lule të printuara. Pas imazheve, Mevlani publikoi edhe një video përmbledhëse të momenteve më të bukura që kishte shijuar përgjatë qëndrimit të saj në qytetin e modës.
Java e Modës në Milano ka filluar më 19 shtator dhe do të zgjasë deri të hënën e datës 25 shtator.