KreuStil Jetese

Sulmohet me armë policia e Kosovës, vritet një efektiv

Sulmohet me armë policia e Kosovës, vritet një efektiv

Sulm me armë në Leposaviç, ku si pasojë e një sulmi me armë në drejtim të Policisë së Kosovës, mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një tjetër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Leposaviçit, ndërsa lajmi konfirmohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thotë se “sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda”. Mësohet se persona të armatosur kanë hapur zjarr, përveç armëve dhe me granata dore.

Polici i vrarë është shtetasi me iniciale A.B., me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar. Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, njoftoi Policia.

Ngjarja ka ngjallur shumë reagime nga zyrtarët e vendit, të cilët ndër të tjera shprehen se ky është një sulm terrorist i organizuar nga serbët. Sakaq, presidentja Vjosa Osmani ka anuluar edhe një takim zyrtar që ishteplanifikuar të mbahej sot, për shkak të ngjarjes tronditëse.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF