KreuStil Jetese

“Sekreti im pse dukem kaq mirë në moshën 47-vjeçare? Martohuni me një burrë më të ri!”

“Sekreti im pse dukem kaq mirë në moshën 47-vjeçare?

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, thotë se ka zbuluar sekretin për t’u dukur e re, edhe kur jeni në menopauzë. “Martohu me dikë shtatë vjet më të ri” , tha ajo.

Emma Willis ka rrëfyer se gënjen për diferencën e moshës mes saj dhe bashkëshortit të saj basist, Matt, duke fshehur faktin se ajo tashmë ka mbushur 47 vjeç. “Njerëzit thjesht mendojnë se jam në një moshë me Matt, që është 40-vjeç dhe unë them: “Po! Aq jam!”.

Është një truk i mirë mendor, kjo është e sigurt”, tha duke qeshur prezantuesja televizive për ‘Mail Online’. Emma ka folur për dokumentarin, që flet për jetën e saj profesionale dhe sentimentale, ku rrëfen mbështetjen që ka dhënë ndaj Matt, pasi ai prej shumë kohësh ka patur varësi nga lëndët narkotike.

 “Tani po përpiqem të kujdesem për veten time, sepse Matt është me të vërtetë i shëndetshëm dhe dëshiron që ne të ngjitemi në male kur të jemi 80 vjeç. Shumë presion apo jo?!”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me pamjen e saj rinore disa kohë më parë, ajo është shprehur se varet nga bekimi gjenetik. “Unë kujdesem për veten, pi rrallë, nuk pi duhan, ushqehem shëndetshëm, bëj ushtrime fizike. Asnjëherë nuk ka asgjë më pak se SPF30 në fytyrën time dhe gjithmonë vendos një kapele”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF