KreuStil Jetese

Ekspertët:”Po vjen një tjetër pandemi, më vdekjeprurëse se Covid-19″!

Ekspertët:”Po vjen një tjetër pandemi, më

Ajo e Covid-19 ishte një prej pandemive më të rënda në historinë e njerëzimit. Përhapja e koronavirusit qe aq e shpejtë, sa i zuri kombet në befasi. Duke mos ditur asgjë për këtë sëmundje të re, reagimi ndaj saj në fillesat e përhapjes, ishte sa i ngadaltë, aq edhe kaotik. Edhe pse virusi qe shfaqur në Wuhan të Kinës në fund të dhjetorit 2020, Organizata Botërore Shëndetësise e shpalli pandemi globale vetëm 11 marsin e atij viti.

Emri ‘pandemi’ u jepet vetëm atyre viruseve që janë në gjendje të shkaktojnë shkatërrime shëndetësore në mbarë botën. Virusi Covid-19 jo vetëm që mbart aftësinë për t’u përhapur më shpejt midis njerëzve, por gjithashtu shfaqi fuqinë të ndryshojë më shpejt se çdo virus tjetër që natyra ka dëshmuar ndonjëherë, duke u rrethuar edhe nga dyshime të mëdha se mund të ishte krijuar në laborator.

6.7 milionë vdekje u raportuan prej kësaj sëmundjeje, e cila preku me qindra mijëra njerëz, e detyroi karantina mbarëkombëtare, që cuan në një paralizim të ekonomisë. Por ekspertët tani paralajmërojnë se për një tjetër pandemic shkatërrimtare. Ato thonë se ajo mund të jetë edhe më fatale se Covid-19.

Në një raport të fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se profesionistët e kujdesit shëndetësor të vendit, tani janë duke u përgatitur për një pandemi të re të mundshme të njohur si “Sëmundja X”. Shkencëtarët thonë se ky  virus i ri mund të ketë një ndikim të ngjashëm me gripin shkatërrues spanjoll të viteve 1918-1920.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF