KreuStil Jetese

Bullizëm i vazhdueshëm në rrjetet sociale, aktorja e famshme i kthehet keq ofenduesve! 

Bullizëm i vazhdueshëm në rrjetet sociale, aktorja e famshme i

Kate Beckinsale është kundërpërgjigjur ashpër talljeve në rrjet, të cilat ia kanë sosur durimin deri në pikën sa të përdorte dhe një fjalor të pahijshëm kundër personave në fjalë. Aktorja, 50 vjeçe rrëfeu ngacmimet e vazhdueshme, por vuri në dukje se megjithëse e ka të vështirë të përballet me urrejtjen online, sërish ka zgjedhur të qëndrojë në Instagram pasi ende beson në ‘mundësinë që ky aplikacion të jetë një forcë kaq e dashur dhe pozitive’.  

“Ata prej jush që i kanë pare story-t e mia gjatë dy ditëve të fundit, padyshim e kanë pasur një pasqyrë të vogël të ngacmimeve të vazhdueshme që kam marrë rregullisht në këtë platformë. Unë dua të them është para së gjithash, se jam “mbytur” po ashtu nga numri i mesazheve mbështetëse dhe të pabesueshme që kam marrë nga të huaj të sjellshëm që janë më të shumtë dhe peshojnë më shumë sesa ofenduesit.  

Disa vite më parë shkova në @fallontonight dhe tregova këtë histori për teshtimën time të rreme. Sado që u tallën me të, unë një javë më vonë mora nga sms nga një grua që thoshte se djali i saj 7-vjeçar autik, i cili nuk fliste fare, u fiksua me këtë tip tështime dhe vazhdoi ta kërkonte atë pa pushim, e papritmas tha fjalën e parë në jetë që kishte thënë ndonjëherë, ‘Achoo’. 

‘Më lejoni t’ju falënderoj të gjithëve dhe veçanërisht atë zonjë që do të doja të më dërgonte mesazhe përsëri”, vazhdoi aktorja. Ajo dhe ju jeni arsyeja pse unë qëndroj këtu dhe pse mendoj se njerëzit në fund të fundit janë të mirë dhe shansi për t’u lidhur me të huajt mund të jetë një dhuratë kaq e pabesueshme”.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF