Për herë të parë, kampi zyrtar i futbollit Barça Camp do të hapë dyert në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Qendrës Stërvitore Football Republic, Redi Jupi në Tiranë, u zhvillua me sukses ceremonia zyrtare e hapjes së Barça Camp Albania 2025, një moment historik për futbollin e të rinjve në vendin tonë.
Ky kamp i licencuar nga FC Barcelona sjell për herë të parë në Shqipëri metodologjinë dhe filozofinë e njërës prej akademive më të famshme të futbollit në botë, Barça Academy.
130 fëmijë të moshave 6–16 vjeç janë bërë pjesë e këtij kampi elitar, duke filluar një udhëtim që nuk është vetëm sportiv, por edhe edukativ e motivues.
Ajo çfarë përfitojnë fëmijët është trajnimi profesional nën kujdesin e trajnerëve zyrtarë të licencuar sipas standardeve të FC Barcelona dhe gjithashtu certifikatë zyrtare pjesëmarrjeje, e vlefshme ndërkombëtarisht.
Ndërsa surpriza më e madhe është se një nga fëmijët, lojtari më i spikaturi i kampit, do të ketë mundësinë të udhëtojë në Barcelonë dhe do të ketë mundësinë për disa ditë rradhazi të ndjekë stervitje në Barca Academy, La Masia
View this post on Instagram
Ky kamp është shumë më tepër sesa një eksperiencë sportive, është një mundësi për të ndërtuar karakter, disiplinë dhe për të ëndërruar më larg.