Arbana Osmani duket se thjesht, nuk i qendron dot larg ekranit! Moderatorja ngriti dyshime mbi një rikthim të saj përmes një postimi qe beri në Instagram.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një listë me fustane të zgjedhura nga sajtet e njohura të modës, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Back to TV means back to cute dresses”, që në shqip përkthehet “Rikthimi në TV do të thotë rikthim te fustanet e bukura”.
Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime mes fansave të saj, të cilët po presin me padurim të mësojnë nëse Arbana do të rikthehet në drejtimin e një programi të ri televiziv.