Thuhet se edicioni i katërt i reality- show-t, Big Brother VIP Albania këtë sezon do të nisë më shpejt se edicionet e kaluara, ndonëse ende nuk dihet asnjë datë zyrtare. Duket se këtë lajm sapo e konfirmoi edhe vetë producentja Sara Hoxha, nëpërmjet një postimi të pak minutave më parë në llogarinë e saj në Instagram. Teksa mesa duket puna për sezonin e ri në Top Channel ka nisur këtë mes gushti, në kafen e mëngjesit të Sarës ka një mesazh për të gjithë dashamirësit e bashkëjetesës së VIP-ave.
'Big Brother VIP 4, po vjen': shkruhet në kafen e Sarës.
Ndërsa motorri i televizioneve ka nisur të ndizet për parapërgatitjet e sezonit të ri, për Big Brother dihet se edhe këtë sezon moderatori do të jetë Ledion Liço, pas rikthimit të sukseshëm të tij në moderim edicionin e kaluar. Sara Hoxha si në çdo edicion do të jetë në rolin e producentes.