Këngëtari Blero Muharremi ka ndarë me publikun një moment të rëndësishëm nga jeta e tij familjare, duke zbuluar për herë të parë një imazh të djalit të tij të porsalindur, të cilin e ka me partneren, Eronitën.
Prej disa javësh, çifti kishte zgjedhur të ruante privatësinë pas ardhjes në jetë të vogëlushit, duke mos publikuar foto që tregonin fytyrën e tij dhe duke e mbajtur këtë periudhë larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.
Megjithatë, së fundmi ata vendosën të ndajnë një moment emocional me ndjekësit. Ishte Eronita ajo që publikoi në Instagram foton e parë të djalit, një postim që më pas u shpërnda edhe nga vetë Blero, i cili nuk e fshehu emocionin për këtë etapë të re në jetën e tij personale.
Postimi u shoqërua nga një mesazh i thjeshtë por domethënës i Eronitës: “Ky kapitull i jetës sime quhet: lumturi.”

Publikimi u prit me shumë reagime pozitive, ku fansat dhe ndjekësit e çiftit i uruan për ardhjen e anëtarit më të ri të familjes.
Për Bleron, ky është fëmija i dytë, pasi ai ka edhe një vajzë nga martesa e tij e mëparshme me Teuta Krasniqin.
