Nicole Kidman dhe vajza e saj, Sunday Rose, ishin atraksioni kryesor në prezantimin e koleksionit të ri Balenciaga. Të veshura me fustane të zeza, me syze dielli dhe në thelb, me të njëjtin model flokësh, ato dukeshin si motra binjake. Vajza 15-vjeçare e Nicole ka trashëguar shijen e saj të mirë edhe në modë. Aktorja australiane nuk gabon lehtë në tapetin e kuq, me stilin e saj elegant dhe klasik.
Sunday Rose është vajza e madhe e Nicole Kidman me Keith Urban. Ata kanë një vajzë tjetër së bashku, 13-vjeçaren Faith Margareth.
Ndërkohë, Nicole ka edhe dy fëmijë të birësuar, me Tom Cruise, me të cilin ka një marrëdhënie të vështirë. Connor dhe Isabella, kanë preferuar t`i qëndrojnë pranë të atit dhe të bëhen pjesë e kishës së Scientology, të cilin ai e adhuron. Distanca midis Nicole dhe fëmijëve të saj të birësuar thuhet se ka qenë pikërisht pasojë e bindjeve fetare. “Ata zgjodhën Scientology. Është detyra ime si nënë t`i dua, por ata kanë zgjedhur vetë të distancohen. Unë jam një shembull i tolerancës dhe kjo është ajo që besoj - se nuk ka rëndësi se çfarë bën fëmija juaj, fëmija duhet të jetë i dashur dhe ata duhet të dinë që unë jam e hapur për të dhënë dashuri", është shprehur Nicole.



















