KreuCelebrity

“E vesh gruaja!” Ronaldos ‘i bie kurora’, Françeska Murati zgjedh futbollistin më ‘cool’

“E vesh gruaja!” Ronaldos ‘i bie kurora’,

Kur bëhet fjalë për modën dhe futbollin, mendja na shkon menjëherë te Cristiano Ronaldo, por modelja dhe influencerja e njohur Françeska Murati sapo na dha një tjetër këndvështrim.

E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, modelja nuk ka ngurruar të bëjë komente mbi stilin e yjeve të fushës së gjelbër, duke lëshuar edhe një deklaratë pikante për CR7. Sipas saj, ndonëse portugezi shkëlqen me markat më të shtrenjta, meritën kryesore nuk e ka ai.

“Ronaldo është shumë stil, por e vesh gruaja”, u shpreh Françeska me humor, duke ia dedikuar elegancën e futbollistit partneres së tij, Georgina Rodriguez.

Gjatë një bisede plot batuta me moderatoren Marina Vjollca, modelja bëri një krahasim mes Ronaldos dhe Neymar, duke e cilësuar këtë të fundit si më “cool” dhe më guximtar në veshje.

Ndërkohë, duke komentuar stilin e lojtarëve si Van Dijk, të cilët nuk ngurrojnë të mbajnë çanta “Chanel” apo “Hermes”, Françeska dha edhe një këshillë të prerë për djemtë shqiptarë: është koha të guxojnë më shumë me aksesorët dhe të thyejnë tabutë!

Marina Vjollca: Po të jap pesë lojtarë unikë, shumë “cool”. Më jep nga një koment…Neymar.

Françeska Murati: Neyamr më ka dalë shpesh në “feed” këto ditë, edhe pse Ronaldo njihet si lojtari që është më trendy e kështu, Neymar në fakt ka produktet më të shtrenjta, më të bukura dhe është pak më qejfi, se sa Ronaldo për t’u veshur, është më ‘cool’.

Marina Vjollca: Ronaldo… i shkojnë të gjitha firmat.

Françeska Murati: Është shumë stil, por e vesh gruaja.

Marina Vjollca: Po Van Dijk? Nuk e di nëse sheh çantat e tyre një “Channel”, tjetri “Hermes”.

Françeska Murati: Më pëlqen që këto vitet e fundit, çunat kanë filluar që të guxojnë pak në stil dhe po veshin “çanta” që dikur mund të konsideroheshin si çanta femrash, por duken shumë shik. Mendoj që çunat shqiptarë duhet të guxojnë pak.