Ish-fermeri i “Ferma VIP 3”, Ervin Kapaj, ka bërë disa deklarata të forta në një intervistë ekskluzive për BORDO mbi mënyrën se si disa prej banorëve kanë zgjedhur të sillen gjatë lojës, duke veçuar sidomos Romirin.
Sipas tij, disa prej konkurrentëve nuk kanë sjellë dinamikë të vërtetë në lojë dhe nuk kanë qenë aktivë në krijimin e situatave brenda formatit.
“Thjesht rrinin aty, vegjetonin dhe nuk bënin asnjë gjë. Edhe çfarë prodhon Moza, çfarë prodhon Iliri… kapeshin rreth atyre,” është shprehur Kapaj.
Duke iu referuar konkretisht Romirit, ai ka theksuar se që në fillim e ka parë si një lojtar pasiv:
“E mbaj mend që në fillim kur shkova, kishte ato dy vezat në mëngjes. Mbaron vezët, fle gjumë, bën dy punë edhe nuk bën asgjë.”
Kapaj ka shtuar se, sipas tij, disa pjesëmarrës nuk kanë sjellë përmbajtje reale në lojë, por vetëm kanë reaguar ndaj situatave të krijuara nga të tjerët.
“Nuk po bëjnë lojë… janë thjesht pjesëmarrës dhe jo protagonistë,” ka përfunduar ai.
Në deklaratën e tij, ai ka bërë gjithashtu dallim mes lojtarëve që krijojnë situata dhe atyre që, sipas tij, vetëm i komentojnë ato, duke lënë të kuptohet se debati brenda formatit është i ndarë mes protagonistëve aktivë dhe figurave më pasive.
Intervista e plotë si më poshtë
